Në 24 orët e fundit në Komunën e Malishevës me COVID-19 janë konfirmuar dy raste të reja, dy pacientë janë shëruar, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur dy persona.

Të dhënat janë të konfirmuara në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike në Prizren.

Rastet e reja të regjistruara sot vijnë nga fshatrat Banjë dhe Marali.

Që nga data 14 mars, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, me COVID-19 janë prekur 184 persona, prej tyre 140 janë shëruar, 29 raste mbesin aktive, ndërsa 15 kanë vdekur.

 

Share.