Skuadra kosovare, Ballkani, ka reaguar ndaj lajmeve se ata nuk janë në gjendje të paguajnë pagat e lojtarëve.

Ballkani ka reaguar ndaj lajmeve se klubi i ka mbetur borxh lojtarëve dhe që tash e disa muaj pagat e futbollistëve nuk janë duke u paguar.

Skuadra nga Suhareka ka shprehur indinjatën dhe ka siguruar opinionin e gjerë që kjo nuk është e vërtetë. Sipas tyre, është e vërtetë që klubi ka disa probleme të finalizojë pagat por nuk është i vërtetë lajmi që pagat u janë vonuar lojtarëve tash e disa muaj.

Në një postim në rrjetin e tyre social, Facebook, Ballkani ka siguruar që lajmi për vonesën e pagave është i rrejshëm, klubi poashtu ka kritikuar edhe analistët sportivë për krijimin e thashethemeve.

Më poshtë e keni reagimin e plotë:

I nderuar opinion sportdashes dhe me gjerë, ditë me parë ka qarkulluar lajmi nëpër disa “media” dhe “analista “ së klubi i futbollit FC Ballkani i’u ka borgjë pagat futbollistëve ku pretendohet së futbollistet skan marrë paga tash e tre muaj.

Me pergjgjesi i’u pergjigjemi se ky lajm nuk qendron aspak , jo tre apo dy muaj,por cdo muaj jemi duke i respektuar kontratat me futbollistet dhe stafin.

Është e vërtete që kemi vështirësi me pagesa, sikur shumica e klubeve në Kosovë apo më gjërë, por asesi nuk do të kemi probleme me pagat dhe pagesat tjera .

Andaj, ju njoftojmë së lajmi për mos pagesë të pagave nuk qendron, të gjitha pagat janë komfor afateve kohore .

Nje këshillë për “ analistët “ tane, mos shkepni lajme të pa vërteta apo dezinformata,vetem për interesa te klikimeve apo interesave tjera personale,

Faleminderit për mirëkuptim

FC Ballkani

Na priftë e mbara ./TV Malisheva

Share.