Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Goodison Park”, ku skuadra e Evertonit ka shënuar fitore tejet të rëndësishme kundër Chelseat.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara, Evertoni e ka mposhtur si vendas Chelsean me rezultat minimal 1:0, përcjell TV Malisheva.

Golin e epërsisë për Evertonin e shënoi sulmuesi brazilian Richarlison në minutën e 47′, gol ky që rezultoi të jetë i tre pikëve për nikoqirët dhe i fundit në këtë ndeshje.

Me pikët e reja, Evertoni vazhdon të jetë në zonën e rrezikut në tabelë, ku tani ngjitet në kuotën e 32 pikëve në vendin e 18, krahas kundërshtarit të sotëm Chelseat, që zë vendin e tretë me 66 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Evertonit.

Share.