Frank Lampard ka mbetur shumë i lumtur me paraqitjen e treguar nga Christian Pulisic.

Pulisic startoi dje për herë të parë në Premierligë, dhe pozitën e titullarit e justifikoi me një het trik të shënuar.

Tri golat e amerikanit ishin ato që vendosën takimin të cilin Chelsea e fitoi me rezultatin 2:4 kundër Burnley.

Pas paraqitjes së Pulisic, lëvdata për lojtarin kanë ardhur edhe nga trajneri i skuadrës ‘Blu’, Frank Lampard.

“Jam shumë i kënaqur me të sot. Është ajo që kemi nevojë nga të gjithë lojtarët ofensivë. Të jenë një kërcënim, të luajnë në atë mënyrë. Ai tregoi të gjitha aftësitë sot” ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net.

Het triku i Pulisic ishte i jashtëzakonshëm – amerikani shënoi një gol me këmbën e majtë, një me të djathtën dhe një gol me kokë.

Share.