Sipas paralajmërimeve të komisarit të BE-së për politika të gjelbra, France Timermans, Brukseli do të ndërmerr veprime radikale për t’u siguruar që emetimi i gazrave (CO2) deri në vitin 2035 të jetë zero.
Me këtë nënkuptohet se do të ndalet prodhimi serik i veturave me benzinë dhe naftë, ku prej 2035 thjesht do të jenë vetëm pjesë e historisë.
Por këto ndryshime do të ndodhin shpejtë. Deri më 2030, BE-ja planifikon të zvogëlojë emetimin e gazrave e dyoksid karbonit deri në 60 për qind.
Ideja e Komisionit është të sigurojë dominimin e veturave elektrike – duke u qëndruar besnik rregulla strikte që do ta mbronin ambientin./TV Malisheva