Largimi i Vedat Muriqit nga Fenerbahce duket se do të ndodhë këtë verë.
Sulmuesi nga Kosova po ndiqet nga shumë skuadra të njohura evropiane përfshirë Napolin, Lazion e Tottenham Hotspur.
Fenerbahce duket se është pajtuar ta shes Muriqin, por po pret oferta mbi 20 milionë euro.
Mediat turke kanë raportuar se gjiganti nga Stambolli ka kontaktuar me agjentin e Edinson Cavanit, pasi duan ta sjellin uruguaianin në Superligën e Turqisë.
Cavani shihet si pasardhës i Muriqit në Sukru Saracoglu, pasi klubi turk synon ta bind lojtarin me një kontratë të mirë financiare.
Uruguaiani do të largohet në qershor si futbollist i lirë nga PSG dhe mund të vazhdoj karrierën te Fenerbahce nëse klubi turk i ofron pagë mbi shtatë milionë euro në sezon.
Gjithsesi Fenerbahce nuk do ta ketë fare të lehtë angazhimin e lojtarit, pasi gara për të është e madhe.
Roma dhe Atletico Madrid janë dy skuadrat favorite për të nënshkruar me Cavanin, por sulmuesi uruguaian ka oferta edhe nga MLS dhe kampionati argjentinas./ Tv Malisheva