Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook, ka shprehur falenderimet e tij për punën e ambasadorit Minxhozi.
“I shpallur “QYTETAR NDERI” i Rahovecit, me vendim të Kuvendit Komunal (30. 7. 2021), ambasadori Qemal Minxhozi ka dhënë shembull të shkëlqyer në përfaqësim dhe kultivim të marrëdhënieve ndërshqiptare”, shkroi ai.
Ai gjithashtu u shpreh se ka qenë nder dhe privilegj për të që të punojë me ambasadorin Minxhozi, duke e falenderuar për angazhimin e deritashëm dhe mbarësi e suksese në angazhimet e tij në të ardhmen!
/TV Malisheva