Në rrjetin social facebook Smajl Latifi ka njoftuar për takimin që ka pas me anëtarët e Ansamblit çam “Mall për Çamërinë”
“Me kënaqësi prita në vizitë anëtarët e Ansamblit çam “Mall për Çamërinë”, të prirë nga solistët e njohur Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi, të cilët po marrin pjesë dhe po e madhështojnë edicionin V të festivalit mbarëkombëtar të këngëve dhe të valleve “N’konak të Rahovecit na bashkon kënga shqipe”.
I falënderova për pjesëmarrjen e tyre dhe i inkurajova qe të jenë pjesë e këtij aktiviteti kulturor edhe ne vitet e ardhshme.” Ka shkruar Latifi
Njëherit përmes këti postimi ai falenderoj edhe artisëtë e Komunës së Rahovecit për organizmin e festivalit “ Nkonak të Rahovecit na bashkon kënga shqipe”
/TV Malisheva