Martinez largohet nga Interi vetëm nëse transferohet tek Barcelona.

Sipas asaj që shkruan “Daily Star”, sulmuesi i Interit nuk i pëlqejnë aspak ofertat e Manchester Cityt, dhe Unitedit, që kohët e fundit e kanë ndjekur me vëmendjen sulmuesin argjentinas.

Lautaro do të largohej nga Interi, vetëm për skuadrën e Barcelonës, aty ku do të gjente Leo Messi.

Martinez tash e një kohë të gjatë është i lidhur me një largim nga Interi, por është trajneri Antonio Conte ai i cili këmbëngul për shërbimet e sulmuesit argjentinas.

Share.