Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se negociatat me Ukrainën mund të zhvillohen në Beograd si dhe se janë të gatshëm të shqyrtojnë edhe lokacione të tjera për negociata, përfshirë Beogradin, përveç Stambollit, ku tashmë është rënë dakord për një takim.
“Beogradi, me statusin e tij si qytet dhe këndvështrimin e tij, është plotësisht përgjegjës për çdo negociatë në të gjitha nivelet,” tha Lavrov në një intervistë për mediat serbe, transmeton Tanjug.
Kryediplomati rus kësisoj iu përgjigj pyetjes se çfarë mendon nëse Beogradi do të ishte vendi i përsosur për negociata për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi do të rifillojnë nesër në Turqi, tha sot një anëtar i delegacionit ukrainas.
Më herët, Kremlini tha se bisedimet nuk kishin gjasa të fillonin sot siç pritej.
David Arahamiya, një anëtar i delegacionit të Ukrainës, tha se negociatorët ishin ende në rrugë dhe ka të ngjarë të mbërrinin “shumë vonë” për shkak të “vështirësive logjistike”.
Ai tha se bisedimet do të nisin në orën 10:00.
/TV Malisheva