Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se Perëndimi i ka shpallur Rusisë një “luftë totale hibride” dhe se është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë ajo.

“E gjithë bota perëndimore na ka shpallur një luftë totale hibride dhe është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë e gjithë kjo, por është e qartë se pasojat do t’i ndjejnë të gjithë pa përjashtim”, tha Lavrov, transmeton Reuters.

Në ditën e 80-të që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, Lavrov vuri në dukje sanksionet e vendosura dhe tha se përpjekjet e Perëndimit për të izoluar Rusinë ishin të dënuara për të dështuar, duke theksuar se “marrëdhëniet e Rusisë me Kinën, Indinë, Algjerinë dhe Vendet e Gjirit janë të rëndësishme”.

“Ne kemi bërë gjithçka për të shmangur një konflikt të drejtpërdrejtë, por tani që është hedhur doreza, sigurisht që do ta pranojmë sfidën”, tha Lavrov, duke shtuar se sanksionet nuk ishin të reja për Rusinë, sepse “ato ishin pothuajse gjithmonë të pranishme, në një mënyrë apo formë tjetër”, tha Lavrov.

/TV Malisheva

Share.