Lidhja Demokratike të Kosovës e ka lëshuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës dhe ka paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në asnjë seancë dhe votim dhe as në mbledhje të komisioneve parlamentare.
Këto veprime sipas shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi janë rezultat i sjelljes së papërgjegjshme të ministrit të Financave, Hekuran Murat i cili po provon me çdo kusht ta marrë buxhetin e komunave.
Gashi tha se kjo është papranueshme dhe e patejkalueshme.
“Sjellja e papërgjegjshme e ministrit të Financave duke tentuar me çdo kusht të marr buxhetin e komunave na pamundëson që ne të jemi konstrikutiv në seancat e Kuvendit. Ministri nuk e kupton se ligji për Buxhetin është ligj me karakter të afatizuar fillon më 1 janar dhe përfundon më 31 dhjetor të çdo viti. Ky po thotë pse se keni cituar ligjin e vitit 2022, 2021, 2020 nuk ekzistojnë janë me afat skadimi prandaj paaftësia dhe qëllimi I tij I keq po na bien në një situatë ku e refuzojmë edhe të komunikojmë me të. Prej sot Grupi parlamentar I LDK-së deklaron se nuk merr pjesë në asnjë votim në seancë, nuk merr pjesë në asnjë votim të marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk merr pjesë në komisione dhe do ta shqyrtojë shumë shpejt edhe çështjen e marrjes pjesë në Kryesi sepse është puç institucional kapja e buxhetit të komunave të cilat janë të hyra vetanake. Sjellja tekanjoze me qëllim ofendimi, përfitimi, bllokimi për ne është e palejueshme dhe patejkalueshme”, u shpreh Gashi.
E seancën e sotme të Kuvendit e ka lëshuar edhe Partia Demokratike të Kosovës.
/TV Malisheva