Avdullah Hoti do të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e LDK-së në koalicionin me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet.
Kështu bëri të ditur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së partisë.
Mustafa në një konferencë për media tha gjithë anëtarët e kryesisë kërkuan që ai të jetë kryeministër.
Por tha se nuk është në gjendje fizike për të marrë këtë përgjegjësi/TV Malisheva