Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me propozimin për blerjen e librave për nxënësit nga vet prindërit, duke thënë se Qeveria do të paguajë më shtrenjtë për 20 përqind rimbursimin e librave, se sa do t’i blinte vet.
Anëtarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu tha se ministrja Nagavci ka zgjedhur metodë të paditur për rimbursimin e librave.
Sipas saj, Kosova nuk meriton një ministre të paaftë e cila i ka ikur përgjegjëses së saj dhe ka përdorur metodë të paditur për sigurimin e teksteve shkollore.
“Kërkojmë dorëheqjen e Nagavcit për keq-menaxhim të Kushtetutës dhe anarkisë në arsim. Kosova nuk meriton një ministre dhe një Qeveri të tillë, është e dëmshëm për Kosovën, andaj ikja e saj duhet të bëhet menjëherë” tha Lushaku.
Lushaku tha se çmimi i librave do të kushtoj 20% më shtrenjtë dhe se Qeveria do të paguajë më shtrenjtë rimbursimin e librave, se sa do t’i blente vet.
/TV Malisheva