Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Malishevë, me kandidatin për kryetar komune, Bajrush Hoti, kanë hapur fushatën zgjedhore, shkruan TV Malisheva.

Kjo parti një gjë të tillë e ka bërë përmes një aksioni simbolik, ku kandidati i saj vendosen shenja sinjalistike në rrethrrotullimin në qendër të qytetit të Malishevës.

Ja shkrimi i Hotit në Facebook:

Sot me një aksion simbolik kandidati për Kryetar të Komunës z.Bajrush Hoti bashkë me bartësin e listës z.Labinot Gashi dhe anëtarët e kryesisë Agim Sahiti dhe Shaban Mazreku shënuan hapjen e fushatës zyrtare, duke vendosur shenja sinjalistike në rrethrrotullimin në qendër të qytetit të Malishevës.

Kjo do t’iu shërbej qytetarëve për një siguri më të madhe në komunikacion.

MALISHEVA PËR TË GJITHË

160 LDK BAJRUSH HOTI

Share.