Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Kuvendin e dhjetë zgjedhor.

Ky Kuvend do të mbahet në sallën e sporteve në Pallatin e Rinisë dhe do të nisë në orën 10:00.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të punimeve, si dhe fjalimin e Lumir Abdixhiku. Gjithashtu, pas përmbylljes së procesit zgjedhor kryetari i LDK-së deklarohet për media.

Ndërsa në orën 17:00 LDK-ja mban Konventën Programore ku do të shpalosen 100 zotimet.

Në garë për kryetar të partisë janë kreu aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Faton Bislimi.

Bislimi ka njoftuar se nëpërmjet një shkrese zyrtari u ka bërë me dije Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, se ka vendosur që në Kuvendin e dhjetë të LDK-së, do të paraqesë para delegatëve, kandidaturën për kryetar të partisë.
Sipas tij, LDK nuk rritet e ringrihet duke anashkaluar, përjashtuar, e përbuzur, por duke përbashkuar, respektuar, e mirënjohur secilin që ndanë besimin për të.

“Statuti është i qartë në çështjen e zgjedhjes së kryetarit të LDK-së. Ju e dini se mandati i kryetarit aktual ka skaduar edhe kryetari i aktual është i gatshëm të rikandidojë dhe një kandidaturë, siç është e imja, do të duhej të vendoseshin në kutinë e fshehtë siç e përcakton statuti nga 355 delegatët e LDK-së në ditën e Kuvendit zgjedhor”, ka pohuar Bislimi.

/TV Malisheva

Share.