Shkruan: Ardiana Thaçi
Epitaf
Para se të vdes,
Le të bie këmbana,
Ta dëgjoj për herën e fundit tringëllimën e saj
Oshëtima e saj le të jetë sinjal i vdekjes sime
Le ta prish qetësinë e qytetit të madh,
Qetësinë time!
Para se të vdes
Le të bie rrufeja
Shiu le të mos ndalet
Ta ndjejë edhe toka peshën e dhimbjes sime!
Para se të vdes
Me lini të qajë
për të fundit herë,
Për dashurit e tyre.
Kur unë të vdes
do të qeshë,
Për dashurinë e
fëmijëve!