LDA Ballkan po mban edicionin e katërt të projektit “Leap in Prishtina”, i cili ka për qëllim ngritjen e potencialit tek të rinjtë dhe fuqizimin e tyre.

Për këtë projekt kanë aplikuar rreth 600 të rinj, derisa LDA Ballkan tashmë është shtrirë në rreth 30 komuna.

Drejtori për Kosovë i LDA Ballkan, Qëndrim Hoxha tha se gjithmonë në një nisje të re ka nevojë për model dhe frymëzim. Sipas tij, në rrugëtimet që kanë të bëjnë me edukimin, model i mirë janë të gjithë folësit e sotëm.

Ai ka falënderuar partnerët e ministrisë së Kulturës, rinisë dhe sportit për përkrahjen e deritanishme.

Hoxha: Falë punës dhe angazhimit tonë sot shtrihemi në 30 komuna

“Falë punës dhe angazhimit tonë ne sot shtrihemi në 30 komuna të Kosovës, duke përfshirë edhe komunitetet jo shumicë… puna që kemi bërë këto vite nuk duhet të na bëjë komod por të na motivojë që të vazhdojmë me eventet dhe ngjarjet tjera. Me duhet të vazhdojë të bashkëpunojmë me komunat dhe ministri në mënyrë që të rinjtë të rrisin shkathtësitë e tyre dhe promovimin e tyre”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Hoxha tha se të rinjtë kanë nevojë për përkrahje nga institucionet që të shprehin shkathtësitë e tyre.

Një anëtar i LDA-së, Getuar Hasani ditë me parë ka humbur jetën nga një sëmundje tinëzare, siç tha Hoxha, duke kujtuar atë, drejtori ekzekutiv ka ndarë edhe mirënjohje për babain e tij.

Menaxheri i projektit “Leap in Prishtina”, Sedat Baraliu ka treguar për këtë organizim, duke shtuar se është viti i katërt që po mbahet kjo konferencë.

Duke treguar se për këtë konferencë kanë aplikuar rreth 600 të rinj, por që për shkak të pandemisë nuk do të kenë mundësinë të jenë pjesëmarrës të gjithë.

Baraliu: Kemi pasur 600 aplikacione të të rinjve

“Është një konferencë ndërkombëtare qe mbahet në të gjitha vendet evropiane, dhe në fund mblidhen të gjitha pjesëmarrësit në Zagreb ku është edhe konferenca kryesore ku ka pasur të mbahet me 22 mars por është shtyrë… për Leap in Prishtina kemi pasur 600 aplikacione të të rinjve, por ju kërkoj falje që nuk kemi pasur mundësi ti kemi prezent të gjithë ata”, ka shtuar ai.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj tha se është i vetëdijshëm për sfidat me te cilat ballafaqohen të rinjtë, për çka u zotua se do të jetë gjithmonë pranë tyre.

Likaj tha se ka shumë projekte e bursa për të rinjtë, për çka sipas tij po synohet fuqizimi i tyre.

Likaj: Jemi duke bërë një reformë për arsimin profesional

“Kemi një program një qeveritar për arsimin i cili synon përmirësimin e cilësisë se mësimit, që ndihmojnë edhe zhvillimin ekonomik. Jemi duke synuar ne përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore. Jemi duke punuar për reformimin për kushtet laboratorike. Jemi duke bërë një reformë për arsimin profesional”, ka thënë Likaj.

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Engelbert Zefaj tha se rinia e Kosovës e ka dëshmuar që mund të punojë edhe në kushte të vështira, siç është pandemia Covid-19.

Ai i ka lutur ata të jenë të gatshëm nga sfidat, dhe që të heqin dorën nga gjetja e arsyetimeve.

Zefaj: 280 mijë euro janë të parapara që të shpërndahen nëpërmjet subvencioneve

“Sa i përket mobilizimit të rinisë 280 mijë euro janë të parapara që të shpërndahen nëpërmjet subvencioneve dhe ideja e këtyre mjeteve është që t’i motivojmë dhe t’i mbështesim të rinjtë, të krijojnë rrjete, të trajtojnë probleme, që të ndihmojnë qeverisjen, ti ndihmojnë komunitetet e margjinalizuara siç janë rinia në fshatra, të komuniteteve të tjera, në mënyrë që edhe ata të jenë pjesë e integruar e shoqërisë. Sa i përket ngritjes së kapaciteteve, janë ndarë mbi 1 milion e 200 mijë euro qe kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve të të rinjve në punësueshmërinë e tyre”, ka thënë ai.

Ai tha se janë përzgjedhur 29 ekspertë, dhe shumë shpejt do të bëhet përzgjedhja e 500 të rinjve të cilët do të trajnohen për hapje të bizneseve./Tv Malisheva

Share.