Ledri Vula dhe Majk kanë nxitur dyshime në rrjetet sociale se janë duke realizuar një bashkëpunim.

Të dy reperët kanë shpërndarë fotografi të vetat në Instagram duke zgjedhur të njëjtin përshkrim, “MARR”.

Fansat menjëherë kanë hedhur dyshime se ata janë duke realizuar një duet. Edhe pse diçka e tillë nuk është konfirmuar, bashkëpunimi mes tyre do të mirëpritej nga fansat.

 

Në ndërkohë, Ledri është duke e shijuar suksesin e këngës “Don mo” që numëron afro pesë milionë shikime për më pak se dy javë nga publikimi.

Në anën tjetër, dy javë më parë, Majk lansoi bashkëpunimin me Getin dhe Ermal Fejzullahun që po ashtu ka rezultuar i suksesshëm. /TV Malisheva

 

 

 

Share.