Producenti dhe reperi, Dr. Dre, një nga yjet më të suksesshëm dhe me ndikim në botën e hip-hop-it, është në spital ku po trajtohet për aneurizmin në tru.

55-vjeçari është dërguar në një nga qendrat mjekësore të Los Angeles, siç raportoi TMZ.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, njoftoi të gjithë ndjekësit e tij se është mirë.

“Jam shumë mirë dhe po marr trajtim të shkëlqyeshëm nga ekipi im mjekësor. Do të dal nga spitali e të kthehem në shtëpi shumë shpejt”.

Dre, emri i vërtetë i të cilit është Andre Young, ka prodhuar hite për Tupac, Snoop Dogg, Eminem dhe më shumë. Ai ka fituar gjashtë çmime Grammy. /TV Malisheva

Share.