Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka marrë vendim për lehtësimin e procedurës për pajisje/tërheqje të pasaportës dhe patentë-shoferëve.
Më këtë vendim përkohësisht qytetarëve të Republikës së Kosovës do të ju mundësohet pajisja e shtetasve të Republikës së Kosovës me pasaportë mund të bëhet edhe në mungesë të posedimit të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës; pajisja e shtetasve të Republikës së Kosovës me patentë-shofer, mund të bëhet edhe me pasaportë të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;
“Tërheqja në rastet e caktuara të letërnjoftimit, pasaportës, patentë shoferit me autorizim në Qendrat për Pajisje me Dokumente në Republikën e Kosovës, mund të bëhet edhe në mungesë të origjinalit të letërnjoftimit, pasaportës, patentë shoferit paraprak dhe të autorizimit origjinal. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe i njëjti mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër. Këtë vendim ministri Veliu e mori në mbështetje të nenit 10.2 dhe nenit 11 të Ligjit Nr. 06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, (Gazeta Zyrtare, Nr. 07, 01, mars 2019), nenit 8 (paragrafi 1.4) shtojca 6 pika 11 të Rregullores (QRK) Nr.06/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, Rregullores (QRK) Nr.07/2020 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr. 06/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive”, thuhet në njoftimin e MPB-së.