Ndeshja me Kosovën U21 i ka kushtuar shtrenjtë mbrojtësit Leonat Vitija.
Qendërmbrojtësi i Skënderbeut ka pësuar një lëndim të rëndë në duel me Austrinë.
Në këtë takim Kosova ka pësuar humbje të thellë me rezultat 4-0, shkruan Gazeta Sheshi.
Vitija ishte titullar po u zëvendësua me të nisur pjesa e dytë pasi u largua me barelë nga fusha.
Gazeta Sheshi merr vesh se qendërmbrojtësi i talentuar do të mbetet jashtë fushave për tre muaj.