Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Barcelonës u pensionua nga futbolli në nëntor të vitit 2020.

Por ai do të jetojë gjatë në kujtesën e tifozëve në mbarë botën, kryesisht për natyrën e tij të ashpër dhe stilin luftarak në fushë.

Përgjatë viteve 2007-2010, angazhimi i tij për të mbrojtur katërshen e mbrojtjes së Rafa Benitez e bëri veten të dashur për tifozët e Liverpoolit.

Kur ai kaloi te Barcelona pas aventurës së tij me Liverpoolin, ai u bë një nga qendërmbrojtësit më të mirë dhe më të qetë në Evropë, ndërsa u largua nga “Camp Nou” në vitin 2018, përcjellë TV Malisheva.

Megjithatë, nëse do t’i kërkoje një tifozi të përcaktojë momentin e tij të vetëm më ikonik në karrierë, ndoshta nuk do të ishte ngritja e Ligës së Kampionëve ose arritja në një finale të Kupës së Botës me Argjentinën.

Për shumë tifozë, momenti më i mirë i Mascheranos cilësohet të jetë paraqitja me Argjentinën kundër Holandës, ku kjo e fundit asokohe kishte shumë talente, ndër ta Robin van Persie, Wesley Sneijder dhe Arjen Robben.

Pasi që në atë kohë, në kohën e rregullt ndeshja përfundoi 0:0, në vazhdime, Robben u vërsul në një kundërsulm, ku hyri brenda zonës së 16-metërshit ku edhe shihej se ishte shumë pranë golit, që do të rezultonte i fitores.

Sidoqoftë, Mascherano bëri një super ndërhyrje në momentet e fundit, duke ia mohuar golin Robbenit, ndërhyrje e cila cilësohet si heroike, por për të cilën iu desh argjentinasit të sakrifikonte shumë.

Më pas, Mascherano kishte komentuar atë ndërhyrje, ku edhe tregoi se kishte shqyer anusin e tij vetëm për ta mohuar atë gol.

“Mendova se kisha rrëshqitur, mendova se nuk do t’ia dilja, por në atë lëvizje e kam shqyer anusin, dhimbja… ishte e tmerrshme,” tha ai./TV Malisheva

Videon e ndërhyrjes e gjeni më poshtë:

Share.