Suarez është detyruar të largohet para koha nga loja në ndeshjen që Barcelona po e barazon 0-0 me Bilbaon në “San Mames”.

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, është lënduar kundër Athletic Bilbaos dhe është detyruar të largohet para koha nga loja.

Ai u lëndua pas minutës së 30’, në momentin kur godet topin me të majtën, dhe ishte afër të shënonte gol, por shtylla ia mohoi atë.

Suarez ka probleme me pulpën e këmbës së majtë dhe nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen, duke lëshuar fushën e lojës për Rafinhan.

Share.