Qentë endacakë bëhen sërish shkak për alarm në rrugët e Pejës, kjo pasi një i mitur dhe një qytetar janë sulmuar nga një tufë qenësh në oborrin e një ndërtese në rrugën “Lekë Dukagjini”.

Ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pamjet shqetësuese janë bërë publike nga media lokale Peja Fokus.

Në videon e bërë publike, shihet i mituri teksa përpiqet të mbrohet nga katër qenë endacakë, të cilët e kanë sulmuar papritur.

Ky incident rrit shqetësimin lidhur me praninë dhe agresivitetin e qenve në zonë, duke u bërë shkak për frikë te banorët e zonës.

Vetëm një ditë më parë, një ngjarje tjetër e ngjashme ndodhi në të njëjtin vend, ku një vajzë u sulmua dhe si pasojë pësoi lëndime trupore. Shërbimi i ambulancës erdhi në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë dhe për të transportuar të kënduarën në spital.

/TV Malisheva

Share.