Lëngu i portokallit përtej shijes së mirë dhe një pakete me vitamina që i dhuron trupit, funksionon si një kurë e vërtetë për sëmundje të veçanta. Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët së fundmi, duke e rekomanduar këtë lëng si një mënyrë për të luftuar kolesterolin e lartë.

Në këtë artikull do të gjeni të shpjeguar se si lëngu i portokalli ndihmon në nxjerrjen jashtë trupit të yndyrnave të këqija. Gjithashtu edhe sasinë e saktë që duhet të përdorni çdo ditë.

Ndikimi i lëngut të portokalli tek kolesteroli

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe flavonoide të cilat sipas mjekëve janë një shpëtim për sëmundjen e kolesterolit. Ekspertët së fundëmi e rekomandojnë këtë lëng si një kurë të vërtetë e natyrale për të shpëtuar nga kolesteroli. Sipas një studimi të publikuar në vitin 2014, personat që e konsumojnë rregullisht këtë lëng nuk kanë shenja të kësaj sëmundje. Ajo çfarë e ndihmon trupin të eleminojë në mënyrë natyrale yndyrën e keqe është vitamina C.

Një vitaminë që gjendet me shumicë veçanërisht tek portokallet. Kjo vitaminë arrin të zhdukë gjurmët e yndyrës së keqe thuajse brenda vitit. Sigurisht e kombinuar me një stil jetese të shëndetëshëm. Flavonodiet janë gjithashtu në listën e kuruesve natyrale të cilat parandalojnë krijimin e yndyrnave në gjak. Lëngu i portokalli apo edhe vetë fruti duke qënë se i përmbajnë të dy këto vitamina janë të mrekullueshëm për kurimin e sëmundjes.

Si ta përdorni

Në studimin, këshillohet konsumimi i pothuajse 500 ml lëng në ditë për një periudhë 90 ditore. Kjo sasi është e barabartë me dy gota lëng të freskët në ditë për këta persona. Gjithësesi edhe konsumi për një kohë më të gjatë i këtij lëngu nuk është aspak i dëmshëm për trupin. Ekspertët theksojnë se lëngu i portokallit nuk lufton të gjithë yndyrnat e trupit, por vetëm ato të këqijat. Kështu që është i sigurt për t’u konsumuar edhe nga persona që nuk vuajnë nga kolesteroli i lartë.

E rëndësishme është që gjithnjë të konsumoni lëng të freskët pa sheqerna dhe konservnatë të shtuar. Në çdo rast ju kujton se ky informacion është ndihmues për të përballuar këtë gjendje të trupit. Konsulta me një mjek specialist dhe analizat periodike janë gjithnjë të nevojshme për të qëndruar të sigurt dhe të shëndetshëm. Ndërkohë kura me lëngun e portokallit do të jetë një ndihmë më shumë për të parandaluar sëmundjet./TV Malisheva

Share.