A keni vështirësi për të fjetur dhe zgjoheni në mes të natës?
Problemet me gjumin rrisin rrezikun për sëmundjet kronike, ashtu si edhe tensionin e lartë të gjakut, sënundjet e zemrës dhe infarktin.
Në fakt, lajmi i mirë është se ekziston një pije që ju ndihmon të flini si foshnje.
Përbërësit:
1 lugë gjelle vaj kokosi
¼ lugë çaji të mjaltit të papërpunuar
1/8 lugë çaji kripë deti
Si ta përgatisni dhe përdorni këtë pije?
Opsioni i parë
Përzieni mjaltin dhe vajin e kokosit në një enë dhe shtoni edhe kripën. Përzieni mirë, konsumoni një lugë gjelle nga kjo përzierje dhe më pas konsumojeni një gotë ujë.
Opsioni i dytë
Konsumojeni vajin e kokosit dhe mjaltin ndarazi dhe më pas konsumojeni edhe një gotë ujë. Më pas mund të shtoni kripën e detit në një filxhan të vogël uji dhe ta konsumoni atë.
Pse ndihmon kjo përzierje?
Vaji i kokosit është i pasur me yndyrna të shëndetshme që furnizojnë trupin tuaj me energji gjatë natës. Konsumimi i kësaj përzierje para se të shkoni në gjumë parandalon zgjimin nga uria.
Gjithashtu parandalon rritjen e niveleve të sheqerit në gjak, të cilat shpesh janë shkaktar për çrregullimet e gjumit.
Mjalti përmirëson cilësinë e gjumit tuaj.
Kripa ka aftësinë për të ulur nivelin e hormoneve të stresit. Poashtu stimulon prodhimin e energjisë që trupi ka nevojë gjatë natës. /TV Malisheva