Lionel Messi shënoi dy gola dhe Argjentina mposhti Hondurasin 3-0 të premten në Miami.
Sulmuesi i PSG’së ka shkëlqyer në këtë takim, duke realizuar dy gola.
Megjithatë, goli i realizuar në minutën e 69-të ishte i mrekullueshëm. Messi shënoi nga një distancë e madhe duke e paraboluar portierin kundërshtuar.
Golin tjetër e realizoi nga penalltia, kurse goli i parë u shënua nga Martinez.