Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Leon Dajaku, ka shënuar dy gola për Gjermaninë U19, në fitoren e thellë prej 9:2 kundër Bjellorusisë.
Leon Dajaku po vazhdon me formë të mirë, si te skuadra e dytë e Bayern Munich, ashtu edhe tek të rinjtë e Gjermanisë.
Në sfidën e së shtunës, ku Gjermania U19 mposhti 9:2 Bjellorusinë, Dajaku shënoi dy gola, shkruan lajmi.net.
Ai shënoi në minutat 39-të dhe të 66-të. Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Kombëtarja U19 e Gjermanisë ka gjashtë pikë dhe me goldallim, 12:2.
Kujtojmë se me futbollistë nga Kosova ka filluar të furnizohet edhe Gjermania, që te kombëtarja U21 ka ftuar Mërgim Berishën, një talent tjetër nga toka dardane.