Hashim Thaçi sot bëri të ditur se sot është njoftuar për konfirmimin e aktakuzës së ngritur nga Specialja.
Djali i tij Endrit Thaçi preku të gjithë me fjalët emocionuese që i shkroi pranë një postimi të bërë në Instagram.
“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK❤️❤️”, kishte shkruar Endriti.
Në mesin e shumë personave që i kanë komentuar Endritit është edhe këngëtarja Leonora Jakupi.
“Respekt dhe mirënjohje pafund për Babin tënd e Presidentin tonë!”, ka shkruar ajo në koment në postimin e Endritit.
Leonora e ka bërë edhe një reagim të veçantë në llogarinë e saj në Instagram.
“Deri kur duhet ta paguajmë çmimin për Liri? Përjetësisht krenare me vlerat tua UÇK”, ka shkruar ajo. /TV Malisheva