Labinot Tahiri sot me anë të një postimi ka bërë thirrje që të organizohet protest nëse nuk hiqet masa për anulimin e dasmave të këtij viti.
Madje ai e ka quajtur koronavirusin një shpikje e cila po ua shpërlan truri popullit tash e 1 muaj e gjysmë.
Ndërsa, këtë thirrje e ka kundërshtuar këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi përmes një postimi në Instagram.
“Jeta e qytetarit eshte me e rendesishme se gjithcka tjeter! Nje fjale popullore thot “cka t’bahet me te tjeret le te behet edhe me neve”. Ne kete shtet ka njerez me te varfer e ma nevojtar te cilet nuk kan mundesi as pune te thjesht te kene. Per here te pare nuk pajtohem me thirrjen e kolegut time Labinot Tahiri per proteste”, ka shkruar Leonora./ Tv Malsiheva