Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe elektronike, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin e koduar “Laboratori”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një laborator në lagjen nr.4, Durrës, duke përfituar nga situata e pandemisë COVID-19, kanë pajisur me test “Rapid”, 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë, pa qenë të licencuar nga instancat përkatëse, në kundërshtim me urdhrin “Për miratimin e procedurës së kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR, për SARS CoV-2 dhe njohjes së laboratorëve jopublike për kryerjen e testimit për nevoja administrative”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./TV Malisheva