Letonia ka rritur sigurinë në kufirin me Bjellorusinë mes “kërcënimit të luftës hibride në rritje të shpejtë”, raportojnë mediat lokale.

Duke akuzuar autoritetet bjelloruse se janë përfshirë në organizimin e fluksit të migrantëve të parregullt, roja kufitare letoneze tha se numri i njerëzve që tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin është rritur ndjeshëm ditët e fundit, sipas transmetuesit publik LSM, shkruan AA.

Raportohet se oficerët e Gardës Kufitare gjatë festave janë tërhequr për të ndihmuar me patrullimet.

Ministrja e Mbrojtjes, Inara Murniece, urdhëroi forcat e armatosura të vendit të dërgojnë trupa shtesë në kufi për të ndihmuar rojet kufitare.

Javën e kaluar, autoritetet letoneze njoftuan se këtë vit janë parandaluar rreth 5800 tentativa për të hyrë ilegalisht në vend, ndërsa për arsye humanitare, 292 persona kanë marrë azil.

/TV Malisheva

Share.