Pas humbjes nga Borussia Munchengladbahu, Bayerni i Munihut iu është rikthyer fitoreve në Bundesliga.

“Bavarezët” e kanë mposhtur Kolnin me rezultat të thellë 4-0 si mysafir, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të të kampionatit gjerman.

Sulmuesi polak Robert Lewandowski ishte njeriu kryesor i ndeshje duke realizuar tre gola në minutët 9′, 62′ dhe 74′, kurse golin tjetër e realizoi mesfushori Corentin Tolisso në minutën e 25′.

Bayerni mbetet lider i tabelës me 46 pikë, gjashtë më shumë se Borussia Dortmundi në vendin e dytë./TV Malisheva

Share.