Ndryshime të lehta, që e bëjnë shumë më të përshtatshëm.

Gjatë vitit që vjen, Lexus do ta sjellë LC 500 si kupe si dhe në versionin hibrid, vetëm se nuk është bërë e ditur, se sa do të kushtojë kur të lansohet.

Megjithatë, Lexus ka njoftuar se kur kjo makinë do të arrijë, do t’i ketë disa përditësime shumë të rëndësishme, kryesisht në brendi.

Dukja e jashtme nuk do të dallojë shumë nga modeli i fundit, derisa nën kapak do ta ketë motorin e njëjtë me 5.0 litra që prodhon 471 kuaj fuqi, derisa te makina hibride është motori me 3.0 litra që prodhon 354 kuaj fuqi.

Pesha e kësaj makine është reduktuar për dhjetë kilogramë, duke e bërë shumë më të shkathët.

Amortizatorët janë të kontrolluara në mënyrë elektronike, frenimi bëhet në mënyrë shumë më të butë, si dhe sistemi i pezullimit është përshtatur që të kalojë sa më lehtë nëpër kthesa.

I vetmi ndryshim ën pjesën e jashtme, është mundësia që të zgjidhen ngjyrat e reja, si dhe mundësia e porositjes së rrotave të reja me 20 inç.

Monitori me 10.3 inç, është gjëja kryesore në kabinën e kësaj makine, ku ofrohet edhe mundësia e Android Auto dhe Apple CarPlay./ Tv Malisheva

Share.