Disa ditë pasi hodhi bombën, LG ka dalë me pak më shumë informacion se çfarë saktësisht ndodh me smartphonen tuaj ekzistues, tani që kompania po mbyll biznesin e saj.
LG është zotuar për tre vjet azhurnime të Android për të gjithë smartfonët e saj premium që përdoren aktualisht. Më konkretisht, të gjithë telefonat premium LG duke përfshirë Velvet, Wing dhe ata nën seri G dhe V, do të azhurnohen tre vjet nga vitit i blerjes.
LG thotë se modelet e “caktuara” të vitit 2020 si LG Stylo dhe K-seri do të marrin gjithashtu dy azhurnime të sistemit operativ, raporton financialexpress.
Më parë, LG kishte thënë se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të shërbimit dhe azhurnime softuerësh për produktet “për një periudhë kohe e cila do të ndryshojë sipas rajonit”, një deklaratë e cila ngriti më shumë pyetje sesa u përgjigj.
Mbyllja e plotë e biznesit celular të LG pritet të përfundojë deri më 31 korrik. /TV Malisheva