Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se gjjithsej 780 raste të konfirmuara laboratorike të lisë së majmunëve janë raportuar në 27 vende ku sëmundja nuk është endemike, duke përsëritur se rreziku i saj është i moderuar në mbarë botën.

Ky numër sigurisht që është nënvlerësuar për shkak të informacionit të kufizuar epidemiologjik dhe “ka shumë gjasa që vendet e tjera të zbulojnë raste dhe të ndodhë një përhapje e re e virusit”, shton OBSH.

Vendet ku sëmundja nuk është endemike dhe të raportuara më së shumti rastet janë Britania e Madhe (207), Spanja (156), Portugalia (138), Kanadaja (58) dhe Gjermania (57). Raste janë raportuar edhe jashtë Evropës dhe Amerikës së Veriut – një secila – në Argjentinë, Australi, Marok dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas OBSH-së, asnjë vdekje nuk është raportuar në vendet jo-endemike, ndryshe nga ato endemike: Kameruni, Republika e Afrikës Qendrore, Republika e Kongos, Republika Demokratike e Kongos, Liberia, Nigeria, Sierra Leone, Gabon, Bregu i Fildishtë dhe Gana, ku sëmundja gjendet vetëm te kafshët.

Në shtatë vendet e para, 66 vdekje u raportuan në pesë muajt e parë te 2022.

/TV Malisheva

Share.