Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe liderët evropianë diskutuan sot taktikat brutale të Rusisë në Ukrainë, tha Shtëpia e Bardhë.

Biden foli me telefon me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe për një përgjigje të koordinuar ndaj pushtimit rus të Ukrainës, raporton Reuters.

Bisedimet u zhvilluan përpara vizitës së Biden në Evropë më vonë këtë javë, ku ai do të takohet me aleatët e NATO-s, udhëheqësit e G7 dhe liderët e BE-së.

Në të njëjtën kohë, zyra e kryeministrit italian Mario Draghi njoftoi se liderët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe Italisë biseduan në telefon dhe ranë dakord për rëndësinë e të qëndruarit të bashkuar rreth Ukrainës.

Në një emergjencë të vështirë humanitare, udhëheqësit premtuan të koordinojnë përpjekjet për të ndihmuar popullatën ukrainase që po ikin nga konflikti ose ata që janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi, thuhet në deklaratë.

Share.