Politikanët kryesorë të vendeve evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që presidenti rus, Vladimir Putin të përballet me akuzat penale për luftën e Rusisë në Ukrainë.
“Putini duhet të mbajë përgjegjësi për krimin e agresionit, përndryshe historia do të përsëritet sërish”, tha sot kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.
Republikani i lartë amerikan, senatori Lindsey Graham, mbajti të njëjtën linjë, duke argumentuar se nëse Putini do të shpëtonte nga aktet kriminale në Ukrainë, atëherë e njëjta gjë do të ndodhte përsëri në të ardhmen.
Kallas tha se Putini mund të ndiqet penalisht nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë për krime lufte, por jo për krimin e agresionit kundër Ukrainës.
“Për këtë do të duhej një gjykatë e veçantë”, tha ajo.
Një nga arsyet pse aktualisht nuk është e mundur që Gjykata Penale Ndërkombëtare të marrë masa kundër Putinit është se as Rusia dhe as Ukraina nuk janë palë në Statutin e Romës, i cili është baza ligjore për këtë gjykatë.
“Nëse agresorët ose agresorët e mundshëm kudo në botë zbulojnë se asgjë nuk ju ndodh nëse kryejnë nje krim, atëherë ky është një problem serioz për sigurinë e të gjithë botës, dhe jo vetëm të Evropës”, shtoi Kallas.
/TV Malisheva