Lideri çeçen Ramzan Kadyrov, i afërt me Vladimir Putin, foli për negociatat, raundi i ri i të cilave po mbahet sot në Stamboll.
“Mendimi im është se këto negociata nuk do të sjellin asgjë të mirë. Mendoj se duhet të përfundojmë atë që filluam: të shkatërrojmë nazistët, Satanin… Dhe kur ta bëjmë, ne duhet të vendosim se çfarë të bëjmë më pas”, citoi NEXTA ukrainase Kadyrov.
Mediat ruse raportuan dje se lideri famëkeq çeçen Ramzan Kadyrov kishte mbërritur në Mariupol për të ngritur shpirtin luftarak të luftëtarëve të tij të përfshirë në sulmin ndaj atij qyteti të madh port në Ukrainën juglindore.
“Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov është në Mariupol për të ngritur moralin e luftëtarëve tanë”, tha Ahmed Dudayev, një bashkëpunëtor i ngushtë i Kadyrov, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti.
Agjencia publikoi një foto të Kadyrov me rreth tridhjetë njerëz të armatosur në dhomë, e cila, siç thonë ata, është bërë në Mariupol.
Televizioni rus transmetoi gjithashtu pamjet e Kadyrov dhe një njeriu që dyshohet se ishte gjenerali rus Andrei Mordvichev, i cili dyshohet se u vra nga ushtria ukrainase. Ky informacion nuk mund të verifikohej nga burime të pavarura.
/TV Malisheva