Kanë përfunduar pjesët e para në tetë ndeshjet e Ligës së Evropës që po zhvillohen nga ora 18:45, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Skuadra e Napolit gjendet në epërsi minimale 1:0 kundër Spartak Moscow, njëjtë sikurse në ndeshjen mes Real Sociedad e Monaco, ku në epërsi gjendet skuadra franceze.

Po ashtu, në epërsi gjendet edhe skuadra e Lirim Kastratit Legia Warsawa, e cila e mbyll pjesën e parë me rezultat minimal 1:0 kundër skuadrës angleze Leicester.

Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.

Antwerp 0 – 0 Eintracht Frankfurt

Fenerbahçe 0 – 1 Olympiacos

Legia 1 – 0 Leicester

Lyon 0 – 0 Brondby

Napoli 1 – 0 Spartak Moscow

Real Sociedad 0 – 1 Monaco

Sparta Prague 1 – 0 Rangers

Sturm Graz 0 – 1 PSV /TV Malisheva

Share.