Sot me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohet ndeshja mes Villarreal dhe Manchester United, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Të dy skuadrat gjenden në Grupin F të kësaj gare, ku së bashku kanë arkëtuar nga shtatë pikë, dhe do ta synojnë sot fitoren me çdo kusht për të siguruar vendin e parë në tabelë, përcjell TV Malisheva.

Në xhiron e fundit në këtë garë, Manchester United barazoi me rezultat 2:2 me skuadrën e Atalantas, kurse Villarreali e mposhti skuadrën e Young Boys me rezultat solid 2:0.

Momentalisht, pas katër ndeshjeve të zhvilluara, “Djajtë e Kuq” pozicionohen në vendin e parë me shtatë pikë, aq sa ka edhe Villarreali në vendin e dytë, por është ndeshja direkte mes këtyre dy skuadrave ajo që e pozicionon United në vendin e parë, pasi kishte fituar 2:1 kundër Villarrealit.

Në ndeshjen e sotme, do të ketë mungesa të lojtarëve në të dy skuadrat, ku për Villarrealin nuk do të paraqiten Moreno dhe Aurier, kurse te United do të mungojnë Greenwood, Pogba, Varane, Cavani dhe Shaw.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Villarreal (4-3-3): Rulli; Foyth, Albiol, Torres, Pedraza; Parejo, Capoue, Coquelin; Pino, Dia, Danjuma

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Dalot; Van de Beek, Fred; Sancho, Fernandes, Rashford; Ronaldo

18:45 Villarreal – Manchester United (Stadiumi La Ceramica)

Share.