Sonte do të zhvillohen disa ndeshje tejet interesante të vlefshme këto për fazën e kualifikimeve në Ligën e Kombeve.
Ndeshja hapëse e programit të sotëm zhvillohet nga ora 16:00, ku Kazakistani pret në shtëpi Kombëtaren e Azerbajxhanit, përcjell TV Malisheva.
Pas këtij takimi, me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja tjetër mes Letonisë dhe Andorrës, kurse me fillim nga ora 20:45 do të kemi disa përballje tejet interesante.
Kombëtarja e Holandës zhvillon ndeshje si mysafire kundër Belgjikës, kurse kampioni aktual, Franca, e pret në shtëpi Kombëtaren e Danimarkës.
Më poshtë mund të gjeni ndeshjet e sotme në kuadër të Ligës së Kombeve.
Liga A – Grupi 4
20:45 Belgjika – Holanda
Liga A – Grupi 1
20:45 Kroacia – Austria
20:45 Franca – Danimarka
Liga C – Grupi 3
16:00 Kazakistani – Azerbajxhani
20:45 Bjellorusia – Sllovakia
Liga D – Grupi 1
18:00 Letonia – Andorra
20:45 Lihtenshtajni – Moldavia