Krahas Superligës së Kosovës, po zhvillohen garat edhe në Ligën U21, ku po kemi rezultate interesante.
Sot u zhvillua ndeshja mes SC Gjilani dhe Prishtinës në grupmoshat U21, e cila përfundoi me fitore të kryeqytetasve.
Prishtina në krye me trajnerin Azem Ahmeti, e mposhti si mysafire Gjilanin me rezultat 3:1.
Heronjtë e Prishtinës ishin Ramë Zijaj me golin e tij në minutën e 8’, Donart Llabjani i cili shënoi në minutën e 23’ dhe Arlind Dobroshevci që vulosi fitoren me golin e tij në minutën e 73’.
Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Prishtinës.
/TV Malisheva