Një video e cila ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale, shihet se në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, kufoma e një personi është lënë për disa orë në korridor e mbuluar me çarçaf.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar Drejtori i Spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri.
“Në objektin ku jemi duke operuar e kemi të huazuar nga QKMF për arsye se Emergjenca jonë është shndërruar në repart ku është duke u trajtuar Covid-19. Andaj në këtë objekt jemi përkohësisht dhe rasti në fjalë është që pacienti ka ardhur pa shenja jete dhe përkundër reanimacionit nga ana e ekipës kujdestare nuk është kthyer në jetë. Çdo vdekje është protokoll që ne i mbajmë dy orë, dhe më pas ju dorëzohet familjarëve për procedurat e varrimit. Vendin ku ju e shihni nuk është adekuat, mirëpo për momentin është e vetmja zgjidhje”, ka thënë Zeqiri për “Zyrën e Ankesave”./TV Malisheva