Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim numrin një të LDK-së, Isa Mustafa.

Pas takimit, për mediet u deklarua Limaj, i cili tha se kanë biseduar rreth interesit të vendit, me theks të veçantë për temat, të cilat duhet të trajtohen me seriozitet.

“Do të ishte mirë të trajtohen temat e rëndësishme, ta kemi një qeverisje që kryen punë dhe jo fjalë. Ky është një moment i rëndësishëm dhe vendi s’ka kohë për të humbur.

Partitë s’duhet t’i kaplojë euforia e një vote më tepër, duke dhënë fjalë që s’mund të mbahen. Të gjithë e dimë më çfarë temash, do të ballafaqohet Qveria e ardhshme. Prandaj edhe apel imi është që të bëhet kujdes në fushatë elektorale. Qeveria duhet t’i ndalë fjalët e jo të thirret në folklorizma”, ka thënë Limaj, përcjellë Indeksonline.

Duke mos dhënë një përgjigje konkrete nëse është arritur ndonjë marrësveshje për koalicion parazgjedhor me LDK-në, ai tha se i mbetet NISMA-s të vendos.

Share.