Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë nëse nuk ka një unitet të brendshëm nacional.

Ai shprehet i bindur se as një kryeministër e as një president i vetëm nuk e ka fuqinë ta nënshkruajë një marrëveshje përfundimtare.

“Ende njerëzit nuk e kanë kuptuar. Asnjë veç e veç nuk mundet të bëjë marrëveshje me Serbinë. Marrëveshja mund të bëhet me një konsensus sa më të gjerë”, tha ai .

Limaj tregoi se është duke punuar që ta bindë PDK-në për të hyrë në Qeveri.

“Unë e ftoj PDK-në në koalicion. A po e shohim se në çfarë gjendje është vendi jonë? NISMA jo vetëm që është e gatshme, por është duke punuar në këtë drejtim. Kam takuar Veselin, kam takuar edhe Mustafën dhe e mira këtu është që po ruhet tradita shtetërore”./Tv Malisheva

Share.