Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka dal me një konferencë për media ku ka thënë se deri më tash partia e tij, ka një rezultat të jashtëzakonshëm
“Dua të falënderojë të gjithë votuesit e Kosovës përveç atyre që e kanë votuar Nismën, mirëpo Nisma ka mbërri një rezultat të jashtë zakonshëm diku mbi 7 deputet sipas të dhënave nga tereni”, ka thënë Limaj.
Tutje, Limaj ka shtuar se “Nisma do të jetë vendimtare për qeverinë e ardhshme”,dhe fton qytetarët të presin perfundimin e numrimit të votave.
Sipas një Exit Poll-i të Klan Kosovës, PDK ka marrë 22.28%, LDK 30%, VV 30%, AAK-PSD 10.58%, Nisma-AKR 4.41% dhe partitë tjera rreth 2.20%.