Lideri i subjektit Nisma, Fatmir Limaj  i gëzohet vendimit të PZAP-it, ai përmes rrjetit social facebook përshendet këtë vendim

Ja postimi i plotë :

Sot, Kosova nga vendimi i PZAP për t’i anuluar ato kuti kontrabandë të ardhura nga Serbia është më e sigurt, është ligjore dhe një Kosovë e cila ka institucione që mbrojnë ligjin.

Vendimi i PZAP tregon se në Kosovë ka institucione qe mbrojnë ligjin. Shteti ligjor mbrohet çdo ditë me vepër. Çdo anëtar i PZAP-së duhet të ndjehet krenar që në vete kanë avancuar këtë shtet ligjor dhe kanë mbrojtur shtetin ligjor.

Sot ai organ i tregoi të gjithëve se PO në Kosovë ka burra e gra me integritet profesional që shtetin ligjor e kanë të shenjtë.

PZAP sot i ka bërë një shërbim të madh proceseve demokratike në Kosovë duke kthyer deri në një masë integritetin e zgjedhjeve.

PZAP ka intervenuar për ta kthyer rezultatin e rregullt ashtu siç kanë votuar qytetarët e Kosovës.

Siç e kemi thënë, KQZ ka shpallë një rezultat jo të rregullt dhe ai nuk është rezultati përfundimtar.

Me rezultate të rregullta NISMA dhe partnerët janë parti parlamentare dhe ne do të vazhdojmë fuqishëm me aktivitetin tonë politik parlamentar.

Shprehë mirënjohjen time për gjithë ata publicistë e gazetarë të cilët tejkaluan dhe nuk e shikuan këtë betejë si betejë të një subjekti për ligjshmëri, por e panë më të drejtë se ishte luftë për kthimin e ligjshmërisë në vend. Ata e panë se nëse pranohen si të rregullta ato kuti kontrabande po cenohet integriteti i zgjedhjeve.

Shprehi mirënjohjen dhe falënderimin tim për mijëra njerëz të cilët e kanë votuar koalicionin tonë.

Është pikërisht besimi e shqetësimi juaj që na ka motivuar të punojmë fuqishëm për të mbledhur prova e fakte për të përgatitur ankesën sa më mirë për të fituar këtë proces.

 

Share.