Ushtruesja e detyrës së drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Gjilanit, Deniza Limani, e ka quajtur 2019 vit të suksesshëm, duke thënë se falë bashkëpunimit me të gjithë akterët ka arritur të realizojë në përpikëri planifikimin, të përcjellë me rezultate konkrete.

Ajo gjatë një konference për media tha se vitin që lamë pas janë mbajtur qindra aktivitete kulturore, sportive dhe për rininë e Gjilanit.

“Në Bibliotekën së Qytetit “Fan. S. Noli”, në vitin 2019, janë regjistruar 4.433 anëtarë të rinj, mbi 59 mijë persona kanë qenë lexues dhe shfrytëzues të sallave të leximit, ndërsa mbi 35 mijë libra janë huazuar. Po ashtu, janë promovuar 21 autorë, në mesin e tyre edhe autorë të huaj”, tha Limani.

Ndërkaq, sa i përket teatrit të qytetit, Limani tha se me vetë faktin se kryetari Lutfi Haziri e ka shpall drejtorin e këtij institucioni si drejtor i vitit 2019, tregon se ka qenë një storie e suksesit

Share.